
Vladimir Putin (Foto Panorama)
Presidenti rus Vladimir Putin pranoi se sulmi në qytetin qendror të Ukrainës, Dnipro, u krye me një raketë të re konvencionale me rreze të mesme veprimi. Presidenti rus tha se sulmi ishte përgjigje ndaj përdorimit të armëve të prodhuara në SHBA nga ana e Kievit, shkruan “Panorama”.
“Në përgjigje të përdorimit të armatimit me rreze të gjatë amerikane dhe britanike më 21 nëntor, forcat e armatosura ruse kryen një sulm të kombinuar në një nga objektet e kompleksit ushtarako-industrial të Ukrainës. Në kushte luftarake, u krye një provë e sistemeve më të fundit të raketave me rreze të mesme veprimi, në këtë rast, me një version hipersonik jo-bërthamor të një rakete balistike”, - tha Putin, përpara se të shtonte se testi ishte i suksesshëm.
“Në rast përshkallëzimi do të përgjigjemi në mënyrë simetrike”, - theksoi ai. Putini shtoi se nëse Rusia përdor një armë hipersonike kundër Ukrainës, Moska do të paralajmërojë qytetarët.
