SHBA kundër vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare për urdhër-arrestin ndaj Netanjahut
2024-11-23 13:46:12

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Shtetet e Bashkuara kanë hedhur poshtë kategorikisht vendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për të lëshuar urdhër-arrest kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant. “SHBA kundërshton me forcë vendimin e gjykatës për të lëshuar urdhër-arreste kundër zyrtarëve të lartë izraelitë. Ne mbetemi thellësisht të shqetësuar për nxitimin e Prokurorit të Përgjithshëm për të kërkuar urdhra arresti dhe gabimet shqetësuese procedurale që çuan në këtë vendim”, - tha një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, duke shtuar se SHBA-ja po diskuton hapat e ardhshëm me partnerët e saj, bën të ditur “RTSH”.

Zëdhënësi përsëriti se sipas Uashingtonit, GJND-ja nuk ka juridiksion ligjor mbi këtë çështje.