
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres (Foto ATSH)
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, iu bëri thirrje ekipeve negociuese në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike që të marrin vendime ambicioze për të kufizuar ngrohjen globale në objektivin 1,5 gradë Celsius.
“Dështimi nuk është një opsion”,- tha Guterres, i cili u kthye në Azerbajxhan përpara ditës së fundit të konferencës, citon “ATSH”.
Angazhimet financiare ndaj vendeve më të varfra për t’i ndihmuar ato që të reduktojnë emetimet e gazeve serrë kanë qenë në qendër të diskutimeve intensive në Baku, me konflikte se cilat vende duhet të paguajnë dhe nga cilat burime duhet të vijnë paratë.
“Paratë e kërkuara nuk janë dhuratë, por një investim kundër shkatërrimit që kaosi i pakontrolluar klimatik do të shkaktojë mbi të gjithë”, - theksoi Guterres.
