NATO: Sulmet e fundit ruse nuk do të pengojnë mbështetjen për Ukrainën
2024-11-23 14:37:23

NATO (Foto RTSH)

NATO (Foto RTSH)

NATO ka reaguar pas përdorimit të një lloji të ri raketash balistike mbi Ukrainën, duke deklaruar se veprimet e Moskës nuk do të ndryshojnë rrjedhën e konfliktit.

Zëdhënësja e aleancës, Farah Dakhlallah, tha se veprimet e Rusisë nuk do t' i pengojnë aleatët e Ukrainës në NATO të mbështesin Kievin, citon “RTSH”.

Sipas saj, Rusia po përpiqet të terrorizojë civilët dhe të frikësojë aleatët e Ukrainës duke përdorur raketën balistike me rreze të ndërmjetme.

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente në Bruksel javën e ardhshme, të nxitura nga sulmi i Rusisë.