Fjalor për gjuhën gjithëpërfshirëse ndaj personave me aftësi ndryshe
2024-11-23 13:33:37

Fjalor (Foto ATSH)

Fjalor (Foto ATSH)

Për të lehtësuar komunikimin me dhe për personat me aftësi të kufizuara si dhe promovuar një gjuhë gjithëpërfshirëse që respekton diversitetin, Bashkimi Europian, Këshilli i Europës dhe fondacioni “Së bashku” kanë hartuar një fjalorth për gjuhën gjithëpërfshirëse ndaj personave me aftësi të kufizuara.

Zyra e BE-së në Tiranë, publikoi në rrjete sociale linkun ku gjendet ky fjalor, që e cilësoi një hap që i vjen në ndihmë komunikimit me personat me aftësi të kufizuara, shkruan “ATSH”.

Në vitin 2013, Shqipëria miratoi Konventën e OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, e cila solli një ndryshim paradigme në lidhje me të drejtat e këtyre personave.

Materiali përbën interes për t’u lexuar dhe për t’u zbatuar në praktikë, veçanërisht prej punonjësve dhe drejtuesve të të gjitha institucioneve shqiptare në nivel qendror dhe vendor. Ky fjalorth u vjen në ndihmë, po ashtu, punonjësve të mediave të shkruara dhe vizive, si një manual orientues për komunikimin etik dhe për raportimin mediatik profesional, të bazuar mbi dinjitetin dhe të drejtat e njeriut.