
Broshurat (Foto ATSH)
Nëse Suedia sulmohet, ne nuk do të dorëzohemi kurrë, thuhet në broshurat e shpërndara nga qeveria suedeze, për t’u përgatitur në rast të gjendjes së jashtëzakonshme ose luftës, veçanërisht në dritën e zhvillimeve të fundit në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës.
Kjo është hera e pestë që Suedia shpërndan një broshurë të tillë, e para u botua gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe dy botime të tjera u shpërndanë në vitet 1960, gjatë Luftës së Ftohtë.
Broshura e re e shtypur në 5 milionë kopje synon të përgatisë popullatën në rast emergjencash apo konfliktesh të armatosura, shkruan “ATSH”.
Ato ofrojnë këshilla praktike për furnizimet thelbësore shtëpiake, lista të dobishme dhe udhëzime për trajtimin e krizave të llojeve të ndryshme.
