
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky (Foto RTSH)
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se përdorimi nga Rusia i një lloji të ri raketash balistike tregon një përshkallëzim të qartë dhe të ashpër të luftës.
"Përdorimi i një rakete balistike kundër Ukrainës është provë se Rusia nuk ka interes për paqen",- tha Zelensky në fjalimin e tij.
Ai e konsideroi atë si hapin e dytë në përshkallëzimin e konfliktit, pas përdorimit të më shumë se 10,000 ushtarëve të Koresë së Veriut, bën të ditur “RTSH”.
Zelensky tha se Putin shpërfill thirrjet dhe po bën gjithçka për të zgjatur konfliktin, që filloi më shumë se një mijë ditë më parë.
"Bota duhet të përgjigjet",- tha ai, duke shtuar se një mungesë e reagimeve të ashpra ndaj veprimeve të Rusisë dërgon një mesazh se një sjellje e tillë është e pranueshme.
