I dërguari kinez bën thirrje për zgjidhje politike të çështjes bërthamore të Iranit
2024-11-23 14:01:36

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Li Song, tha se konfrontimi nuk do ta zgjidhte çështjen bërthamore të Iranit, duke bërë thirrje për zgjidhje me mjete politike dhe diplomatike.

I dërguari i Kinës i bëri këto komente ndërsa Bordi i Guvernatorëve prej 35 vendesh të agjencisë miratoi një rezolutë që i bën presion Iranit për çështjen e tij bërthamore, bën të ditur “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina, Rusia dhe Burkina Faso votuan kundër rezolutës së sjellë nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca dhe Gjermania, ndërsa 12 vende në zhvillim, përfshirë Afrikën e Jugut, Indinë dhe Egjiptin abstenuan.

Li tha se Kina mirëpret bashkëpunimin midis Iranit dhe IAEA-s për çështjet e pazgjidhura të mbrojtjes. Kina vlerëson gjithashtu ndërveprimin pozitiv midis drejtorit të Përgjithshëm të IAEA-s, Rafael Grossi, dhe palës iraniane dhe rezultatet pozitive të arritura gjatë vizitës së Grossit në Iran, shtoi ai.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Faktet kanë vërtetuar vazhdimisht se krijimi i konfrontimit artificial, intensifikimi i konflikteve nuk do ta zgjidhë problemin, por do të rrezikojë përkeqësimin e bashkëpunimit midis Agjencisë dhe Iranit dhe komplikimin e mëtejshëm të çështjes”, - tha Li, duke theksuar se presioni nuk është formë e diplomacisë dhe konfrontimi nuk mund të japë zgjidhje.