
Foto nga VCG
Metropoli jugor kinez i Guangzhou, provinca Guangdong, njoftoi të premten se do të ulë taksat mbi transaksionet që përfshijnë njësi më të mëdha banimi, duke u përshtatur me masat e ngjashme të miratuara më parë nga Pekini, Shangai dhe Shenzhen-i, bën të ditur “Xinhua”.

Foto nga VCG
Duke filluar nga 1 dhjetori, qyteti do të heqë dallimin midis banesave të zakonshme dhe jo të zakonshme, sipas një njoftimi zyrtar. Kjo do të thotë se përfitimet tatimore të rezervuara më parë për shtëpitë e zakonshme tani do të zbatohen edhe për shtëpitë jo të zakonshme.

Foto nga VCG
Sipas rregullave të reja, njësitë e banimit jo të zakonshëm, të përcaktuara në Guangzhou si ato me sipërfaqe ndërtimi mbi 144 metra katrorë, që janë në pronësi për të paktën dy vjet, do të përjashtohen nga tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) prej 5.3 për qind gjatë transaksioneve.
