SHBA sanksionon 50 banka ruse
2024-11-23 14:04:09

Gazprombank (Foto RTSH)
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione të reja kundër Rusisë. Rreth 50 banka ruse janë në shënjestër, përfshirë “Gazprombank”, njoftoi Thesari i SHBA-së, citon “RTSH”.
“Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për ta vënë Ukrainën në pozitën më të fortë të mundur dhe ne do të vazhdojmë të marrim të gjitha masat për ta bërë këtë”-, bëhet e ditur në deklaratën e Thesarit amerikan.
Këshilltari i sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan, duke komentuar sanksionet e reja të vendosura ndaj institucioneve financiare ruse, theksoi se sanksionet do të dobësojnë më tej kapacitetin e Rusisë për të përdorur sistemin financiar ndërkombëtar për të financuar konfliktin.
Lajmet Kryesore
