
Benjamin Netanjahu dhe Yoav Gallant (Foto RTSH)
Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, reagoi për herë të parë pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër për arrestimin e tij me akuza për krime lufte. Ajo e përshkroi vendimin si “gënjeshtër absurde” dhe tha se vendimi ishte anti-semitik, citon “RTSH”.
Zyra e liderit izraelit tha se kundërshton kategorikisht pretendimet e bëra kundër kryeministrit. Zyra e Netanjahut tha se vendi nuk do të përkulet para presionit, nuk do të pengohet dhe nuk do të tërhiqet, derisa të arrihen të gjitha qëllimet e luftës të Izraelit.
Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi fletë-arreste për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu, ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, si dhe për një zyrtar të Hamasit, duke lëshuar akuza drejt të dyja palëve për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit për luftën në Rripin e Gazës, si dhe për sulmin e 7 tetorit 2023 në Izrael.
