Shpallen "Çmimet e Kontributeve të Shkëlqyera" të Konferencës Botërore të Internetit
2024-11-22 17:02:30

Foto nga VCG

Të mërkurën në Wuzhen të provincës Zhejiang, u mbajt Ceremonia e Çmimeve për Kontributet e Shkëlqyera të Konferencës Botërore të Internetit 2024. 

Si një ndër pikat kryesore të Samitit të Wuzhen të këtij viti, Organizata Ndërkombëtare e Konferencës Botërore të Internetit akordoi rishtazi "Çmimet e Kontributeve të Shkëlqyera" gjatë Konferencës Botërore të Internetit, për të vlerësuar individët dhe kompanitë që kanë dhënë kontribute të shkëlqyera në fushat globale të lidhura me internetin.

Çmimet u ndanë për drejtime personale dhe për ndërmarrje. Drejtimi personal shfaq në mënyrë aktive raste konkrete të individëve që promovojnë zhvillimin dhe përparimin e internetit. Ky çmim i jep një lojë të plotë rolit udhëheqës të modeleve, për të inkurajuar që sa më shumë talente të promovojnë zhvillimin e internetit. 

Këtë vit, "Çmimi i Kontributit të Shkëlqyer" i Konferencës Botërore të Internetit në drejtimin personal, u akordua për shtatë individë, duke përfshirë Dave Farber, pionierin global të internetit, Houlin Zhao, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit dhe John Hoffman, CEO i Shoqatës Globale për Komunikimet Mobile (GSMA). 

Përsa i përket drejtimit të ndërmarrjeve, çmimet e këtij viti u ndanë në tre kategori kryesore. Përkatësisht, çmimi për kontributin social, çmimi për inovacionin dhe përparimin dhe çmimi për potencialin e rritjes. 

Çmimet i shkuan 14 ndërmarrjeve përfshirë Grupin e Teknologjisë Ant etj...të cilët mbulojnë industri të tilla si 5G, inteligjenca artificiale, dizajni i çipave, kompjuteri cloud, siguria e rrjetit etj. (Çang Çuo)