
Foto nga VCG
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, akuzoi udhëheqësin rus, Vladimir Putin, se po e përdor Ukrainën si një terren testimi për armët, pasi Moska mendohet se lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale, shkruan “ATSH”.
“Të gjitha karakteristikat – shpejtësia, lartësia – korrespondojnë me një raketë balistike ndërkontinentale. Ekzaminimet e ekspertëve janë duke u zhvilluar. Është e qartë se Putini po përdor Ukrainën si një terren testimi”, - tha Zelensky në një video të postuar në mediet sociale.
Raketat balistike ndërkontinentale janë projektuar për të mbajtur koka bërthamore.
Burimet dhe ekspertët, megjithatë, thanë se ishte “e qartë” se raketa që goditi Ukrainën nuk mbante një ngarkesë bërthamore, gjë që tregon se Rusia e lëshoi atë kryesisht për efekt politik.
