
foto VCG
Rusia lëshoi për herë të parë të enjten një raketë balistike ndërkontinentale në Ukrainë, duke shënuar përshkallëzimin e fundit të konfliktit, qëkur Ukraina sulmoi Rusinë me raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga Perëndimi, shkruan “ATSH”.
Forcat ajrore ukrainase bënë të ditur në një deklaratë, se forcat ruse kishin lëshuar disa lloje raketash në qytetin qendror të Dnipros, duke shënjestruar infrastrukturën e rëndësishme.
Raketa balistike ndërkontinentale që Rusia lëshoi në Ukrainë nuk mbante një ngarkesë bërthamore, tha një burim nga Forcat Ajrore ukrainase, i cili theksoi se ishte e qartë që raketa, edhe pse e projektuar për të bartur koka luftarake konvencionale dhe bërthamore, nuk e kishte një të tillë.
Rusia dhe Ukraina kanë përshkallëzuar përdorimin e tyre të raketave vdekjeprurëse me rreze të gjatë veprimi gjatë ditëve të fundit, qëkur SHBA-ja dha lejen për të përdorur raketat e prodhimit amerikan “ATACMS” kundër objektivave ushtarake brenda Rusisë.
