Përfundon Samiti i WIC 2024 në Wuzhen, theksohen iniciativa të reja
2024-11-22 21:04:30

Foto nga VCG

Konferencë shtypi për Samitin Wuzhen, 22 nëntor 2024/CMG

Samiti Wuzhen i Konferencës Botërore të Internetit 2024 (WIC) përfundoi me sukses të premten në Wuzhen, Zhejiang të Kinës lindore, duke bashkuar të ftuar nga mbi 130 vende dhe rajone, përmes pjesëmarrjes online dhe personalisht. 

Nën temën "Përqafimi i një të ardhmeje digjitale të përqendruar te njerëzit dhe AI - Ndërtimi i një komuniteti me një të ardhme të përbashkët në hapësirën kibernetike", samiti u fokusua në inteligjencën artificiale, duke adresuar në mënyrë aktive shqetësimet rreth zhvillimit dhe qeverisjes së AI, si edhe promovimin e përdorimit të AI apo teknologjive digjitale, në përfitim të njerëzimit, duke formuar një të ardhme digjitale më të mirë për të gjithë. 

Gjatë samitit u mbajtën aktivitete të shumta, përfshirë demonstrimin e rasteve praktike të "Ndërtimit të një komuniteti me të ardhme të përbashkët në hapësirën kibernetike", Light of Internet Expo, si edhe evente të tjera të markës. 

Përveç traditave, në samitin e këtij viti u prezantuan edhe katër iniciativa të reja. 

Foto nga VCG

Një makinë patrullimi gjatë organizimit të Samitit, nëntor 2024/VCG

Çmimi i kontributit të shquar të WIC u prezantua rishtazi, për të nderuar individët dhe ndërmarrjet që kanë dhënë kontribute të jashtëzakonshme në sektorin global të internetit, duke synuar të inkurajojë të gjitha palët, për të promovuar zhvillimin e industrisë së internetit dhe për të siguruar që më shumë vende dhe njerëz, të mund të ndajnë përfitimet e përparimit në internet. 

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, të mbajtur gjatë hapjes së samitit, shtatë individë dhe 14 ndërmarrje u vlerësuan për arritjet e tyre. 

Samiti themeloi gjithashtu Komitetin e Specializuar të WIC për Inteligjencën Artificiale, i cili pritet të krijojë një platformë ndërkombëtare për bashkëpunimin dhe shkëmbimin e AI. 

I iniciuar nga 60 institute kërkimore të organizatave anëtare të WIC dhe instituteve të nivelit të lartë ndërkombëtar në fushën globale të internetit, Programi i Bashkëpunimit Think Tank WIC, u lançua për të krijuar një platformë afatgjatë për shkëmbimin akademik dhe dialogun intelektual. 

Foto nga VCG

Një makinë pa drejtues që funksionon gjatë organizimit të Samitit/VCG

Samiti dëshmoi gjithashtu formimin e Akademisë Digjitale WIC, e cila do të organizojë programin WIC Global Elite Training. 

Për më tepër, samiti publikoi dy raporte kryesore për arritjet e rëndësishme të zhvillimit të internetit, të cilat janë Raporti i Zhvillimit të Internetit në Kinë 2024 dhe Raporti Botëror i Zhvillimit të Internetit 2024.