Kina kritikon ShBA-në për veton në OKB ndaj rezolutës për armëpushim në Gazë
2024-11-22 14:23:20

Foto nga VCG

Kina ka udhëhequr kritikat ndaj ShBA-së për veton ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim në Gazë, pasi administrata në ikje e presidentit Biden bllokoi veprimet ndërkombëtare që synonin ndalimin e luftës së Izraelit me "Hamasin".

Këshilli i Sigurimit i OKB-së prej 15 anëtarësh votoi të mërkurën një rezolutë të paraqitur nga 10 anëtarë jo të përhershëm që bënte thirrje për një "armëpushim të menjëhershëm, të pakushtëzuar e të përhershëm" në konfliktin 13-mujor dhe kërkonte veçmas lirimin e pengjeve.

Vetëm ShBA-ja votoi kundër, duke përdorur veton e saj si anëtare e përhershme e Këshillit për të bllokuar rezolutën, hera e pestë që e bën këtë për rezolutat në lidhje me këtë konflikt.

Robert Wood, zëvendësambasadori i ShBA-së në OKB, tha se Uashingtoni kishte bërë të qartë se do të mbështesë vetëm një rezolutë që kërkon shprehimisht lirimin e menjëhershëm të pengjeve si pjesë e armëpushimit.

Ambasadori i Kinës në OKB  Fu Cong theksoi se përdorimi i përsëritur i vetos nga ShBA-ja "e ka ulur autoritetin e Këshillit të Sigurimit dhe të ligjit ndërkombëtar në një nivel të ulët historik". (Çang Çuo)