
foto VCG
Një nismë e qeverisë kineze për të mbështetur zhvillimin e markave të njohura të shërbimit, ka çuar në më shumë mundësi punësimi dhe të ardhura më të larta për punëtorët ruralë.
Që kur qeveria nxori një udhëzues për nxitjen e zhvillimit të subjekteve të njohura të shërbimit të punës në vitin 2021, numri i tyre është rritur në mbi 2,300 në të gjithë vendin, gjë që po ndihmon në avancimin e rigjallërimit rural, sipas Ministrisë së Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore, cituar nga “Xinhua”.

foto nga Ministria e Burimeve Njerëzore dhe e Sigurimeve Shoqëror
Gjatë një konference kombëtare mbi zhvillimin e sektorit, e cila u hap të enjten në Changsha, kryeqendra e provincës Hunan të Kinës qendrore, 251 subjekte të tilla ekspozuan shërbimet e tyre, duke mbuluar sektorë tradicionalë si shërbimi në shtëpi, ushqimi, burimet njerëzore dhe kujdesi për të moshuarit. Ato gjithashtu mbulojnë sektorë më të avancuar, duke përfshirë prodhimin e robotëve dhe internetin inteligjent.

foto nga Ministria e Burimeve Njerëzore dhe e Sigurimeve Shoqëror
Yun tha se ministria do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin me cilësi të lartë të njësive të njohura të shërbimit të punës duke përdorur burimet e qeverisë dhe të tregut. Për më tepër, do të forcojë politikat mbështetëse për të siguruar që këto njësi të kontribuojnë në mënyrë më efektive në nxitjen e punësimit dhe nxitjen e zhvillimit industrial.
