Denaj: Eksportet bujqësore, rritje me 19 % gjatë 10-mujorit
2024-11-22 09:19:57

foto: ATSH

foto: ATSH

Eksportet bujqësore vijuan rritjen edhe gjatë 10-mujorit të këtij viti.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se eksportet shënuan 19% rritje në sasi gjatë periudhës janar-tetor, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shkruan “ATSH”.

“Ecuria e qëndrueshme e sektorit na bën besimplotë për përmbushjen e objektivit të qeverisë shqiptare për 1 miliard dollarë eksporte deri në vitin 2030”, - theksoi ajo.

Politikat e mbështetjes ndaj fermerëve, bujqësisë dhe zhvillimit rural, kanë nxitur prodhimin vendas, rritjen e cilësisë dhe të standardeve për produktet “Made in Albania”, që po konkurrojnë për cilësinë e lartë edhe në tregjet e sofistikuara me vlerë të shtuar të Europës dhe më gjerë.