
foto VCG
Më shumë se gjysma e ukrainasve duan një fund të negociuar të konfliktit me Rusinë së shpejti, sipas anketuesve të “Gallup”, shkruan “ATSH”.
“Në sondazhet më të fundit të “Gallup” për Ukrainën, të kryera në gusht dhe tetor 2024, mesatarisht 52% e ukrainasve do të dëshironin që vendi i tyre të negocionte për t’i dhënë fund konfliktit sa më shpejt të jetë e mundur. Afro 4 në 10 ukrainas (38%) besojnë se vendi i tyre duhet të vazhdojë të luftojë deri në fitore. Për krahasim, në vitin 2022, 73% ishin në favor të luftimeve dhe vetëm 22% ishin në favor të negociatave”,- thuhet në raport.
Rusia i ka bërë lëshimet territoriale dhe heqjen dorë nga anëtarësimi në NATO parakusht për negociatat. Përveç kësaj, Ukraina do të duhej t’i nënshtrohej një të ashtuquajtur denazifikimi, që në Moskë me siguri do të thotë vendosjen e një qeverie pro ruse në Kiev. Sipas sondazhit të publikuar këtë javë, besimi në Perëndim në përgjithësi ka rënë edhe në Ukrainë. Vetëm 40% e të anketuarve e miratojnë ende rolin udhëheqës të Shteteve të Bashkuara, ndërsa 37% janë skeptikë.
