Kina ka gjysmën e 20 qyteteve më të mira shkencore
2024-11-22 14:41:37

foto: VCG

foto: VCG

Gjysma e 20 qyteteve më të mira shkencore janë në Kinë, sipas Indeksit të Shkencës 2024 të publikuar në Pekin të enjten.

Gjatë një forumi me temë mbi qendrat e inovacionit të teknologjisë shkencore dhe qytetet shkencore, “Springer Nature” publikoi suplementin duke pranuar se Pekini udhëheq listën e qyteteve shkencore. Shangai tani zë vendin e dytë, duke e shtyrë Nju Jorkun në të tretin, bën të ditur “Xinhua”.

foto: VCG

foto: VCG

Indeksi i Shkencës tregoi se Pekini ka mbetur qyteti më i mirë i shkencës në botë që nga viti 2016. Ndërkohë, qytetet kineze, veçanërisht kryeqendrat e provincave si Nanjing, Wuhan, Hangzhou, Hefei dhe Xi'an, e kanë përmirësuar shumë pozicionin e tyre si qendra shkencore konkurruese globalisht.

foto: VCG

foto: VCG

Indeksi vuri në dukje se shumë nga këto qytete me zhvillim të shpejtë po luajnë një rol të specializuar në fushat kryesore të teknologjisë, si automjetet elektrike dhe energjia diellore. Sipas suplementit, ka përparim të dukshëm në shkencat shëndetësore, një sektor ku qytetet kineze mbeten ende pas homologëve të tyre perëndimorë. Me fokusin e saj të vazhdueshëm në qëndrueshmërinë dhe mbrojtjen ekologjike, Kina po forcon veten si një lider në shkencat e tokës dhe mjedisit.