
foto: ATSH
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, kritikoi vendimin e SHBA-së për të lejuar Ukrainën të përdorë armët amerikane me rreze të gjatë veprimi kundër objektivave në Rusi.
“Ne jo vetëm që e konsiderojmë këtë vendim si të gabuar, por gjithashtu nuk e miratojmë atë”, - tha Erdogan sipas agjencisë shtetërore turke të lajmeve “Anadolu”. Presidenti turk thuhet se paralajmëroi gjithashtu për përhapjen e konfliktit, shkruan “ATSH”.
Sipas raporteve të medieve amerikane, presidenti amerikan në largim Joe Biden i ka lejuar Ukrainës të përdorë raketat ATACMS, të cilat kanë një rreze veprimi deri në 300 kilometra, kundër objektivave në Rusi, në përgjigje të dislokimit të ushtarëve koreano-veriorë. Moska tha se Ukraina kishte sulmuar me armët amerikane me rreze të gjatë veprimi në objektivat ruse.
Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës konfirmoi sulmin ndaj një depoje municionesh ruse pranë qytetit të Karachevit.
