
foto VCG
Prokuroria e Lartë e Popullit kërkoi dënim të ashpër dhe të menjëhershëm për krimet e rënda e të dhunshme, në përputhje me ligjin.
Gjatë një konference mbi punën e ndjekjes penale të mbajtur në Fuzhou, provinca Fujian e Kinës lindore, Prokuroria e Lartë iu kërkoi agjencive prokurore në mbarë vendin që të kryejnë me besnikëri detyrën e tyre të ndjekjes penale dhe të luftojnë krimet që rrezikojnë sigurinë kombëtare dhe rendin shoqëror për të mbrojtur paqen dhe stabilitetin afatgjatë të vendit, citon “Xinhua”.
Ajo gjithashtu kërkoi përpjekje për të përmirësuar mekanizmin për çrrënjosjen e krimit të organizuar në baza të rregullta dhe për të goditur krimet në hapësirën kibernetike që përfshijnë mashtrimin, dezinformimin dhe lojërat e fatit.
