Banka Popullore e Kinës/VCG
Banka Popullore e Kinës (PBOC), banka qendrore e vendit, do të parandalojë ndërtimin e prirjeve kolektive të njëanshme dhe vetëpërmbushjes së tyre në tregun e këmbimit valutor, duke evituar rreziqet e tejkalimit të kursit të këmbimit, bëri të ditur Liu Ye, një zyrtare e Bankës, në një konferencë shtypi të premten në Pekin.
Sipas saj, stabiliteti i kursit të këmbimit i juanit do të mbështetet nga faktorë të shumtë të favorshëm, duke përfshirë ekuilibrin në bilancin e pagesave, qëndrueshmërinë e tregut valutor, politikat makroekonomike të qeverisë, që kanë përmirësuar pritshmëritë e tregut, si edhe forcimin e rimëkëmbjes së ekonomisë kombëtare.
Ajo priste që kursi i këmbimit të juanit të shfaqte luhatje të dyanshme, të ndikuara nga faktorë të tillë si prirjet e ndryshme të zhvillimit midis ekonomive, pasiguritë gjeopolitike dhe paqëndrueshmëria në tregjet financiare globale.
PBOC ka deklaruar një sërë politikash për të nxitur rritjen ekonomike të vendit, të cilat po hyjnë në fuqi. Ajo do të vazhdojë të punojë me departamente të tjera, për të rritur mbështetjen për zhvillimin e qëndrueshëm të tregtisë së jashtme, tha zyrtarja.