Forcat ruse rrëzojnë dy raketa britanike “Storm Shadow” lëshuar nga Ukraina
2024-11-22 14:49:04

foto: ATSH
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi rrëzimin e dy raketave “Storm Shadow” të lëshuara nga Ukraina.
Kjo ishte hera e parë që Ukraina sulmonte me raketa të furnizuara nga Britania e Madhe që nga nisja e konfliktit në shkurt 2022, shkruan “ATSH”.
“Forcat e Mbrojtjes Ajrore rrëzuan dy raketa “Storm Shadow” të prodhimit britanik, gjashtë raketa reaktive “HIMARS” të prodhimit amerikan dhe 67 dronë”,- bëri të ditur ushtria ruse në një deklaratë.
Ministria ruse e Mbrojtjes nuk dha asnjë informacion për ndikime apo dëmtime.
Rusia bëri të ditur së fundi se do të merrte në shqyrtim përdorimin e armëve me rreze të gjatë veprimi si një përshkallëzim të konfliktit.
Lajmet Kryesore
