Zhvillohet aktiviteti kulturor për 50 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Kinë - Brazil
2024-11-21 21:27:26

Aktiviteti i shkëmbimeve kulturore Kinë-Brazil/CMG

Një aktivitet i shkëmbimeve kulturore, në kuadër të 50 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Brazilit, u zhvillua të mërkurën në Brazilia, kryeqytet i Brazilit.

Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva dërgoi një letër urimi. Ai theksoi rëndësinë e nismës së shkëmbimeve kulturore, në funksion të forcimit të urave kulturore afatgjata mes dy shteteve. Ai vlerësoi rolin e Kinës si partnere kryesore ekonomiko-tregtare e Brazilit dhe shprehu gatishmërinë për të thelluar më tej partneritetin strategjik gjithëpërfshirës.

Një spot publicitar për dokumentarët dhe programet televizive kineze që do të transmetohen në Brazil/CMG

Foto nga CMG

Geraldo Alckmin, Zëvendëspresident dhe Ministër i Zhvillimit, Industrisë, Tregtisë dhe Shërbimeve të Brazilit/CMG

Në fjalën e tij, Geraldo Alckmin, Zëvendëspresident dhe Ministër i Zhvillimit, Industrisë, Tregtisë dhe Shërbimeve të Brazilit, vuri në dukje rëndësinë e vitit 2024 si 50-vjetori i marrëdhënieve diplomatike Kinë-Brazil. Ai rikonfirmoi përkushtimin e palës braziliane, për të çuar përpara konsensuset e arritura nga dy krerët e shteteve, duke theksuar rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat midis dy vendeve, përfshirë shkëmbimet kulturore. 

Ai shprehu gatishmërinë e Brazilit për të punuar me CMG-në dhe mediat e tjera kineze, për të përhapur historinë me përfitime dhe zhvillim reciprok të marrëdhënieve dypalëshe, duke kontribuar në ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët Brazil-Kinë.

Z. Shen Haixiong, Drejtor i Grupit Mediatik të Kinës/CMG

Z. Shen Haixiong, Drejtor i Grupit Mediatik të Kinës, e vlerësoi partneritetin midis Kinës dhe Brazilit si një model bashkëpunimi me përfitime dhe të ardhme të përbashkët midis vendeve në zhvillim. 

Shen shprehu përkushtimin e grupit të tij për thellimin e shkëmbimeve kulturore dhe nxitjen e mirëkuptimit të ndërsjellë. Ai u zotua të punojë me partnerët brazilianë, për të ngritur në lartësi të reja partneritetin gjithëpërfshirës strategjik Kinë-Brazil, duke ndihmuar në krijimin e një tjetër "50-vjeçari të artë" për marrëdhëniet dypalëshe.

Një orkestër rinore braziliane teksa performon në aktivitet /CMG

Gjatë vizitës shtetërore të Presidentit Xi në Brazil, CMG nënshkroi katër marrëveshje bashkëpunimi me Brazilin. Në aktivitet u hap edhe një ekspozitë e programeve të ndryshme të filmit dhe televizionit kinez,  për të prezantuar publikun brazilian me kulturën e larmishme dhe vitalitetin e Kinës moderne.

Përveç kësaj, u publikua një listë e programeve televizive të prodhuara me rastin e festimit të 50-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike, me dy dokumentarë dhe një seri filmash të animuar.

Në aktivitet u publikuan gjithashtu edhe rezultatet e një sondazhi të opinionit publik, të kryer nga CMG në bashkëpunim me një institut brazilian. Sondazhi zbuloi se 86.4% e të anketuarve e shihnin Kinën dhe Brazilin si partnerë të ngushtë, ndërsa 95.6% vlerësuan pozitivisht kontributin e Kinës në ekonominë globale.