Kryeministri izraelit: Hamasi s’do të sundojë dot më në Rripin e Gazës
2024-11-21 17:08:24

Foto nga VCG

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu/Foto nga VCG

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se Hamasi nuk do të sundojë dot më në Rripin e Gazës dhe se kushdo që dëmton pengjet izraelite do të paguajë një çmim të rëndë.

Gjatë vizitës së tij në Gazën qendrore, Netanyahu tha se trupat e Forcave izraelite të Mbrojtjes kanë arritur rezultate të shkëlqyera drejt qëllimit të rëndësishëm që Hamasi mos të sundojë më në Gaza, shkruan “RTSH”.

“Ne po shkatërrojmë aftësitë e tij ushtarake dhe po kalojmë në aftësitë e tij qeverisëse. Hamasi nuk do të jetë më në Gaza”,- tha Netahyahu.

Netanjahu vizitoi zonën së bashku me ministrin izraelit të Mbrojtjes, Israel Katz, shefin e IDF-së, gjenerallejtënant Herzi Halevi, dhe kreun e Shin Bet, Ronen Bar.

Ai tha se Izraeli po bën gjithçka që mundet për të rikthyer pengjet dhe nuk do të heqë dorë.

“Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë derisa të arrijmë të gjithë, si të gjallët ashtu edhe të vdekurit”,- tha Netanyahu.

Duke iu drejtuar atyre që po mbajnë pengjet, Netanyahu tha se kushdo që guxon të dëmtojë pengjet izraelite do të mbajë përgjegjës.

Ai përsërit gjithashtu ofertën e tij për të siguruar 5 milionë dollarë për këdo në Gaza që dorëzon një peng në Izrael: “Zgjedhja është në duart tuaja, por rezultati do të jetë i njëjtë. Ne do t'i sjellim të gjithë në shtëpi”.