
Krerët e dy shteteve takohen me media pas bisedimeve, Brazilia, Brazil, 20 nëntor 2024/Xinhua
Kina dhe Brazili nënshkruan të mërkurën 38 marrëveshje bashkëpunimi, gjatë vizitës shtetërore të Presidentit Xi Jinping në Brazil.
Midis tyre ishte edhe një deklaratë e përbashkët që njoftonte ngritjen e lidhjeve dypalëshe në një komunitet me një të ardhme të përbashkët, për një botë më të drejtë dhe një planet më të qëndrueshëm.
Ndërkohë 37 marrëveshjet e tjera u fokusuan në përafrimin e strategjive të zhvillimit të dy vendeve. Këtu përfshihen ato për përshpejtimin e integrimit të Nismës "Një brez, një rrugë" të Kinës, me programet e Brazilit si "Plani i Rritjes së Përshpejtuar", "Plani i Industrializmit të Ri" dhe "Plani i Rrugës së Integrimit të Amerikës së Jugut" .
Përveç këtyre, marrëveshjet e tjera mbulojnë një gamë të gjerë sektorësh bashkëpunimi si investimet industriale, bio-ekonominë, tranzicionin ekologjik dhe zhvillimin e gjelbër, inteligjencën artificiale, industrinë fotovoltaike, bujqësinë dhe blegtorinë, energjinë minerale, turizmin, shëndetin dhe sportin.
