Kina rrit përpjekjet për të përfshirë të moshuarit në programe vullnetare
2024-11-21 17:26:12

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina ka bërë përparim të ri në optimizimin e shërbimeve civile në muajt e fundit dhe po bën përpjekje për të lejuar më shumë të moshuar të përfshihen në menaxhimin social, duke i inkurajuar ata të bashkohen me programet vullnetare, shkruan “China Daily”.

Ministria e Çështjeve Civile tha të mërkurën se ka rritur përpjekjet për të inkurajuar të moshuarit për t'u bashkuar me programet vullnetare në zona më pak të zhvilluara.

Sipas ministrisë, mbi 7 milionë vullnetarë të moshuar i janë bashkuar tashmë programit dhe po japin kontributin e tyre në mbi 4000 ngjarje vullnetare në kuadër të programeve në sektorët e arsimit, shërbimeve civile bazë, bujqësisë, kujdesit shëndetësor dhe sportit, nga të cilat kanë përfituar më shumë se 400 milionë njerëz.