
Foto nga VCG
Ekspozita “Kujdesi dhe rehabilitimi” 2024 do të hapet në Pekin më 28 nëntor. Organizatorët njoftuan të mërkurën se ekspozita treditore do të prezantojë disa pajisje ndihmëse që përdorin inteligjencën artificiale, nga të të cilat do të përfitojnë të moshuarit dhe njerëzit me aftësi të kufizuara, shkruan “China Daily”.
Ekspozita e këtij viti është edicioni i 17-të pasi u lançua për herë të parë nga Federata e Personave me Aftësi të Kufizuara të Kinës në vitin 2007.
Sipas njoftimit të fundit nga federata, ekspozita këtë vit do të tërheqë mbi 300 ekspozues nga brenda dhe jashtë vendit, duke u fokusuar në objektet ndihmëse dhe kërkimin dhe prodhimin e pajisjeve, që ofrojnë zgjidhje për problemet e jetesës së të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara në akomodim, udhëtim, kujdes shëndetësor dhe argëtim.
Përveç pajisjeve ose teknologjive ndihmëse të nivelit të lartë nga kompanitë dhe universitetet vendase, 58 marka ndërkombëtare nga 15 vende dhe rajone, duke përfshirë Australinë, Danimarkën dhe Japoninë, do të shfaqin teknologjitë dhe produktet e tyre më të fundit.
