Konferencë shtypi për publikimin e raportit, Wuzhen, provincë Zhejiang, Kinë Lindore, 21 nëntor 2024/CMG
Kina ka ngritur gati 10.000 fabrika inteligjente dhe punishte të digjitalizuara në mbarë vendin, sipas Raportit të Zhvillimit të Internetit të Kinës 2024. Raporti i publikuar gjatë Konferencës Botërore të Internetit (WIC) 2024 në Wuzhen të Kinës Lindore, prezantoi integrimin e inteligjencës artificiale dhe teknologjisë digjitale në prodhimet industriale kineze.
Këto përparime tregojnë përkushtimin në rritje të Kinës për përshpejtimin e digjitalizimit industrial dhe rritjen e produktivitetit përmes inovacionit teknologjik.
Në samit u publikua gjithashtu edhe Raporti i Zhvillimit të Internetit të Botës 2024, i cili ofron një perspektivë globale, duke analizuar tendencat e internetit në 52 vende dhe rajone përmes matjeve kryesore, përfshirë inovacionin digjital, infrastrukturën dhe sigurinë kibernetike.
Samiti në Wuzhen të WIC-it, provincë Zhejiang, Kinë Lindore, 21 nëntor 2024/VCG
Teksa vendet në mbarë botën po përmirësojnë infrastrukturën digjitale dhe po praktikojnë teknologjitë e gjeneratës së re, sfidat mbeten. Kërcënimet e sigurisë kibernetike, kornizat e fragmentuara të qeverisjes së të dhënave dhe nevoja për rregulla të tregtisë digjitale ndërkombëtare, janë shqetësimet më të ngutshme.
Një sfidë specifike qëndron në zhvillimin e AI. Sipas Raportit të Treguesit të AI 2023 nga Universiteti Stanford, vitin e kaluar njësitë industriale prodhuan 51 modele të mësimit të makinerive, krahasuar me vetëm 15 nga institucionet akademike. Qasja e kufizuar tek financimet, të dhënat dhe mjetet llogaritëse në akademi, ka nxitur një migrim talentesh drejt industrisë, duke konsoliduar më tej dominimin e saj në inovacionin e AI.
Një shqetësim tjetër është keqpërdorimi etik i AI. Të dhënat nga Incidentet dhe Kontradiktat e AI, Algoritmik dhe Automatizimi, zbulojnë një rritje 26-fish të polemikave dhe rasteve të keqpërdorimeve të lidhura me AI që nga viti 2012, duke nënvizuar urgjencën e trajtimit të çështjeve etike në aplikacionet e AI.
Vizitorë në Ekspozitën e WIC-it, Wuzhen, provincë Zhejiang, Kinë Lindore, 21 nëntor 2024/VCG
WIC i këtij viti, synon të nxisë bashkëpunimin global në qeverisje, inovacion dhe siguri digjitale. Samiti filloi të mërkurën dhe do të përfundojë të premten.