Të mërkurën në mëngjes, presidenti i Kinës Xi Jinping dhe homologu i tij brazilian Luiz Lula da Silva u takuan së bashku me gazetarët pas bisedimeve të tyre në Pallatin Presidencial në kryeqytetin e Brazilit, Brazilia.
Xi tha se ai dhe Lula kishin arritur konsensuse të reja strategjike për zhvillimin e ardhshëm të marrëdhënieve kino-braziliane, nga të cilat më e rëndësishmja është ngritja e nivelit të marrëdhënieve dypalëshe në një komunitet me të ardhme të përbashkët Kinë-Brazil që punon së bashku për të krijuar një botë më të drejtë dhe një planet më të qëndrueshëm, dhe njëkohësisht ndërthurja e ndërtimit të përbashkët të "Një brez, një rrugë" me strategjinë e zhvillimit të Brazilit. Në kontekstin e evolucionit të përshpejtuar të strukturës botërore, kjo pasqyron vendosmërinë e Kinës dhe Brazilit, dy vende kryesore në zhvillim, për ta pranuar nevojën për ndryshim, për t’u përshtatur me ndryshimin dhe për ta kërkuar atë. Kjo do të nxitë hyrjen e marrëdhënieve dypalëshe në "50 vitet e arta" të ardhshme dhe në të njëjtën kohë do të krijojë një model për bashkimin e vendeve të Jugut Global, duke dhënë kontribut të ri për shtimin e përfaqësimit dhe zërit të vendeve në zhvillim në qeverisjen globale.