Wu Qian, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Kinës/VCG
“Pala amerikane ka përgjegjësi të plotë për mosrealizimin e takimit mes Ministrave të Mbrojtjes të dy vendeve”, deklaroi të enjten Wu Qian, Zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Kinës, në një konferencë shtypi.
Sipas njoftimeve mediatike, zyrtarë të Departamentit të Mbrojtjes Kombëtare të SHBA-së thanë se Kina refuzoi të zhvillojë takimin midis Ministrave të Mbrojtjes, gjatë pjesëmarrjes në mbledhjen e Ministrave të Mbrojtjes të ASEAN (ADMM-Plus), për shkak të çështjes së armëshitjes ndaj Tajvanit.
Lidhur me këtë, z. Wu u shpreh: "Pala amerikane nuk mundet që nga njëra anë të dëmtojë interesat thelbësore të Kinës mbi çështjen e Tajvanit, dhe nga ana tjetër të kërkojë të zhvilloje kontakte normale sikur s'ka ndodhur gjë. Përparësi për momentin është që pala amerikane të korrigjojë menjëherë gabimet dhe të respektojë siç duhet interesat thelbësore të palës kineze, për të krijuar kushte të favorshme për shkëmbime të nivelit të lartë ushtarak. Të gjitha përgjegjësitë për dështimin e takimit i përkasin palës amerikane”, theksoi zëdhënësi.