Konsumi i energjisë në Kinë u rrit me 7.6 për qind në janar-tetor
2024-11-21 16:53:16

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Konsumi i energjisë elektrike në Kinë, një barometër kryesor i aktivitetit ekonomik, u rrit me 7.6 për qind në baza vjetore në 10 muajt e parë të vitit, treguan të mërkurën të dhënat zyrtare.

Administrata Kombëtare e Energjisë, citur nga “Xinhua”, bëri të ditur se vetëm në tetor, konsumi i energjisë u rrit me 4.3 për qind nga një vit më parë.

Gjatë periudhës janar-tetor, konsumi i energjisë për industritë parësore në Kinë u rrit me 6.7 për qind në baza vjetore, ndërsa për sektorin dytësor dhe terciar u rrit përkatësisht me 5.6 për qind dhe 11 për qind.

Përdorimi i energjisë për banesa pati një rritje të fortë prej 12.3 për qind gjatë kësaj periudhe, sipas administratës.