Të mërkurën në mëngjes, presidenti i Kinës Xi Jinping dhe homologu i tij brazilian Luiz Lula da Silva u takuan së bashku me gazetarët pas bisedimeve të tyre në Pallatin Presidencial në kryeqytetin e Brazilit, Brazilia.
Xi Jinping-u theksoi se kjo është hera e parë në pesë vjet që ai shkel "në këtë tokë plot dashuri dhe shpresë". Ai bëri të ditur që, në prag të nisjes nga Kina, mori shumë letra nga miq prej qarqeve të ndryshme në Brazil, të cilat ishin të mbushura me vlerësimin e popullit brazilian për miqësinë Kinë-Brazil dhe me shpresat e tyre për thellimin e miqësisë mes dy vendeve, gjë që e emocionoi thellë. “Pikërisht tani kam zhvilluar bisedime të përzemërta, miqësore dhe të frytshme me presidentin Lula. Ne rishikuam së bashku historinë 50-vjeçare të zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Brazil dhe ishim të një mendjeje që marrëdhëniet midis dy vendeve janë në periudhën më të mirë në histori, duke demonstruar gjithnjë e më shumë ndikim global, strategjik dhe afatgjatë dhe duke u bërë model për vendet kryesore në zhvillim që të zhvillohen së bashku dhe të bashkëpunojnë,” u shpreh Xi.
