Superkompjuteri kinez Tianhe kryeson renditjen e Big Data Green Graph 500
2024-11-21 22:07:36

Foto nga VCG

Tianhe, superkompjuteri kinez/VCG

Tianhe, superkompjuteri i gjeneratës së re të Kinës, fitoi vendin e parë në renditjen më të fundit të Big Data Green Graph 500, deklaroi të mërkurën Qendra Kombëtare e Superkompjuterave në Tianjin të Kinës Veriore.

Green Graph 500, i publikuar për herë të parë në vitin 2010, është lista më me shumë autoritet ndërkombëtar në vlerësimin e performancës së llogaritjes së grafikëve të superkompjuterave.

Ai rendit performancën dhe efikasitetin e superkompjuterave në mbarë botën, në lidhje me ekzekutimin e grafikëve të mëdhenj, duke përdorur një metrikë të performancës të quajtur MTEPS/W.

Superkompjuteri i gjeneratës së re Tianhe, kryesoi kategorinë e të dhënave të mëdha të renditjes Green Graph 500 me 6,320.24 MTEPS/W. Hera e fundit që Tianhe kryesoi listën ishte në korrik 2021.

Renditja më e lartë do të thotë se superkompjuteri Tianhe ka arritur përparime ndërkombëtare në trajtimin e analizave komplekse të të dhënave, duke ofruar mbështetje kyçe për promovimin e zhvillimit të teknologjive inteligjente të gjeneratës së re, tha Meng Xiangfei, kryeshkencëtari i Qendrës Kombëtare të Superkompjuterave në Tianjin.

Krahas kërkesës në rritje për analizimin e të dhënave në shkallë të gjerë, llogaritja e grafikëve po bëhet një shtyllë e rëndësishme e teknologjisë së të dhënave të mëdha dhe inteligjencës artificiale, duke u bërë kështu një fushë e nxehtë kërkimore në mbarë botën.