
Foto nga VCG
Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka njoftuar se konsumi i antibiotikëve në Bashkimin Europian (BE) midis viteve 2019 dhe 2023 është rritur dhe ka bërë thirrje për veprim për të reduktuar përdorimin e tyre.
Në raportin e fundit të lëshuar nga ECDC thuhet se barnat antimikrobike krijojnë rezistencë tek individët dhe kjo situatë përbën rrezik për shëndetin publik, citon “RTSH”.
Në raport theksohet se më shumë se 35 mijë njerëz vdesin çdo vit në BE dhe Zonën Ekonomike Europiane (EEA) për shkak të infeksioneve rezistente ndaj antibiotikëve. Konsumi i antibiotikëve në BE u rrit me 1 për qind midis viteve 2019 dhe 2023, duke u larguar kështu nga synimi për të reduktuar konsumin e antibiotikëve me 20 për qind deri në vitin 2030.
