Merret vendimi: Nga 1 janari 2025, pensionistët do të udhëtojnë falas me autobus në Tiranë
2024-11-21 15:43:10

Foto ATSH

Foto ATSH

Nga 1 janari i vitit që vjen pensionistët në Tiranë do të udhëtojnë falas në autobus. Vendimi u mor nga Këshilli Bashkiak i Tiranës vetëm me votat e këshilltarëve të Partisë Socialiste.

Bashkia e Tiranës njofton se ky vendim adreson nevojat e pensionistëve për transport publik falas dhe është një premtim i mbajtur nga kryebashkiaku Erion Veliaj për të mbështetur kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë, duke lehtësuar sfidat ekonomike dhe sociale me të cilat ata përballen çdo ditë, citon “ATSH”. Abonimet do të financohen plotësisht nga Bashkia e Tiranës dhe do të jenë të disponueshme për pensionistët mbi 60 vjeç për gratë dhe mbi 65 vjeç për burrat. Numri i pensionistëve brenda territorit të Bashkisë së Tiranës është rreth 178 mijë.

Bashkia e Tiranës do të monitorojë performancën e operatorëve të transportit, duke përdorur sisteme të avancuara, për të siguruar që shërbimi të ofrohet në përputhje me standardet më të larta.