Foto nga VCG
Shqipëria renditet ndër vendet me çmimin më të shtrenjtë të karburanteve në botë. Sipas renditjes së “Global Petrol Price”, Shqipëria është vendi i 11-të në botë për çmimin e naftës, me 1.93 dollarë për litër. Në një intervistë për emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” në “RTSH”, eksperti i ekonomisë Klodian Muça shpjegoi se çmimi i karburantit në Shqipëri është i ndikuar nga një numër taksash që përfshihen në çmimin final të naftës. Sipas Muçës, brenda çmimit të karburantit janë të përfshira 7 taksa të ndryshme, duke e transformuar tregun e karburanteve në një "mini-institucion fiskal".
Përveç kësaj, Muça theksoi se përqendrimi i tregut të naftës në duar të pak operatorëve është një tjetër faktor që kontribuon në çmimet e larta. Ky dominim i tregut, sipas tij, krijon mundësinë për mbajtjen e marzheve të larta të fitimit, që shtojnë çmimin për konsumatorët.