Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey/VCG
Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se Britania e Madhe do të sigurojë 7.5 milionë paundë (9.5 milionë dollarë) për dronët e rinj sulmues dhe mbikëqyrës.
Aleatët duhet të bashkohen për të mbështetur Ukrainën dhe për të siguruar që presidenti rus, Vladimir Putin, mos të ketë sukses, deklaroi sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, shkruan “ATSH”.
Sipas deklaratës së ministrisë, 7.5 milionë paund do të investohen përmes koalicionit të dronëve, ndërsa aleatët e tjerë do të ofrojnë 16 milionë paundë shtesë, përfshirë 10 milionë paund nga Gjermania, 3 milionë paundë nga Kanadaja dhe 3 milionë paundë nga Luksemburgu.
Në deklaratën e ministrisë bëhet e ditur se kjo e çon fondin total te ndihmës në 67 milionë paundë, duke përfshirë 15 milionë paundë nga Britania e Madhe.