Shtohen masat pas plagosjes së një fshatari nga një tigër i egër
2024-11-20 17:39:09

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Një paketë masash parandaluese ka hyrë në fuqi pasi një tigër i egër plagosi një banor në një fshat në provincën Heilongjiang të Kinës verilindore. Televizioni lokal raportoi të hënën në mbrëmje se fshatari ishte në gjendje të qëndrueshme, me një frakturë në dorën e majtë dhe pa rrezik për amputim, shkruan “Xinhua”.

Administrata provinciale e pyjeve dhe kullotave ka bërë thirrje për përpjekje të gjithanshme për të garantuar sigurinë, me masa që përfshijnë edukimin e publikut për masat paraprake të sigurisë dhe organizimin e stërvitjeve të evakuimit emergjent.