Fillon ndërtimi i mega-projektit petrokimik të rafinimit të naftës në Kinën Lindore
2024-11-20 14:34:40

Foto nga VCG

 baza petrokimike Gulei në qytetin Zhangzhou/Foto nga VCG

Ndërtimi i një mega-projekti të përpunimit të naftës nisi të hënën në provincën Fujian të Kinës Lindore.

Me një investim total prej 71.1 miliardë juanë (rreth 9.9 miliardë dollarë amerikanë), ai është investimi më i madh industrial në Fujian deri tani, bën të ditur “Xinhua”.

Vendi i ndërtimit ndodhet në bazën petrokimike Gulei në qytetin Zhangzhou.

Foto nga VCG

baza petrokimike Gulei në qytetin Zhangzhou/Foto nga VCG

Projekti do të ketë një kapacitet vjetor të përpunimit të naftës prej 16 milionë tonë, një kapacitet etileni prej 1.5 milionë tonë dhe një kapacitet hidrokarburesh aromatike prej 2 milionë tonë, si dhe do të përfshijë një terminal të naftës bruto prej 300,000 tonësh. Ai pritet të jetë plotësisht funksional në vitin 2030.