Kumbaro: Tirana për herë të parë përcaktohet si një rajon turistik
2024-11-20 17:03:55

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro (Foto ATSH)

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro (Foto ATSH)

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, mori pjesë në takimin e mbajtur në Tiranë për të diskutuar me turoperatorë dhe grupe interesi strategjinë e re të turizmit, në kuadër të vizionit “Shqipëria turistike 2030”.

Kumbaro u shpreh se ky takim në Tiranë përmbyll fazën e konsultimit publik, pas tryezave të zhvilluara në Korçë, Dibër, Vlorë dhe Shkodër.

“Kryeqyteti për herë të parë përcaktohet si një rajon turistik për gjithë dinamikat e pësuara duke u kthyer në destinacion të mirëfilltë”,-  theksoi Kumbaro, citon “ATSH”.

“Në takim u ndanë risitë e strategjisë së re kombëtare që vjen si një dokument primar për hartimin e politikave që do të zhvillojnë më tej turizmin si industri, që nga kuadri ligjor dhe politikat fiskale, tek investimet, zhvillimi i produkteve turistike, menaxhimi i destinacioneve, marketingu i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe sigurisht ngritja e kapaciteteve profesionale, me të rinj e të reja që do të punojnë në këtë sektor”, - bëri të ditur Kumbaro.