foto VCG
Një projektligj që pritet të kthehet shumë shpejt në ligj nga Duma ruse parashikon ndalimin e asaj që autoritetet e kanë përcaktuar si propagandë shkatërruese në favor të një stili jetese pa fëmijë, shkruan “ATSH”.
Kriza e rëndë demografike që po kalon Rusia ka detyruar autoritetet vendase të ndalojë propagandën për jetesën pa fëmijë të çifteve.
Gjithashtu parashikohen gjoba të rënda për ata që kundërshtojnë dhe promovojnë një stil jetese perëndimore, kundër vlerave tradicionale familjare.
Shkalla e lindjeve në Rusi arriti nivelin më të ulët në 25 vitet e fundit.
Të dhënat zyrtare të publikuara tregojnë se po lindin më pak fëmijë, ndërsa shkalla e vdekshmërisë është rritur me nisjen e konfliktit me Ukrainën.
Kremlini i cilësoi shifrat katastrofike për të ardhmen e kombit.
Numri i të porsalindurve në gjysmën e parë të 2024 ishte afërsisht 599.600 fëmijë, ose 16.000 më pak se në gjysmën e parë të 2023-shit dhe numri më i ulët që nga viti 1999. Numri i vdekjeve u rrit me 49.000. Megjithatë, emigracioni u rrit me 20%.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nxitur që gratë të kenë të paktën tre fëmijë, duke thënë se kjo do të ndihmojë në sigurimin e të ardhmes së rusëve dhe vendit.
Për ata që promovojnë një jetë pa fëmijë, gjobat do të jenë deri në 400 mijë rubla (3840 euro) për qytetarët, 800 mijë (7680 euro) për zyrtarët publikë dhe deri në 5 milionë rubla (47.992 euro) për personat juridikë.
Në 20 vitet e ardhshme, sipas agjencisë shtetërore të statistikave, “Rosstat”, popullsia pritet të shkojë nga 146.1 milionë banorë në 130 milionë.