治理---[zhìlǐ]---Qeverisje
Neom, një metropol krejt i ri në bregun e Detit të Kuq, në veriperëndim të Arabisë Saudite, ka arritur një moment historik në rrugën drejt zhvillimit të qëndrueshëm. Në qershor të këtij viti, këtu u përurua me sukses një pajisje për ruajtjen e energjisë elektrike, me kapacitet 1.3 GWh. Projekti, me mbështetjen e teknologjisë kineze, është më i madhi i këtij tipi në botë.
Dizenjimi i qytetit Neom/VCG
Ky sistem i përparuar, integron energjinë e rinovueshme nga turbinat e erës dhe diellit, objekte të tilla si një fabrikë për shkripëzimin e ujit të detit dhe një qendër për trajtimin e mbetjeve, duke krijuar një sistem furnizimi energjie për qytetin, plotësisht të pavarur.
I nisur në korrik 2017, projekti është një gur themeli i nismës "Vizioni 2030" i Arabisë Saudite. Për të plotësuar 100% kërkesat e qytetit Neom për energji të pastër, projekti, pas përurimit, pritet të gjenerojë deri në 650.000 MWh energji të rinovueshme në vit, duke arritur zero lëshim karboni, gjë që do të thotë pakësimin e lëshimit të rreth 500.000 tonëve dioksid karboni në vit.
Arabia Saudite ka vendosur një objektiv ambicioz, për të rritur energjinë e rinovueshme në strukturën e saj kombëtare deri në 50% para fundit të vitit 2030.
Vitet e fundit, Kina ka kryer një numër të madh projektesh të gjelbra me vendet e tjera, duke i ofruar atyre ekspertizën dhe përvojën e saj në energjinë e rinovueshme dhe duke promovuar zhvillimin e gjelbër e të qëndrueshëm të sistemit të qeverisjes ekonomike globale.
Konferencë mbi Iniciativën e Investimeve për të Ardhmen, Rijad, Aradi Saudite, 2021/Foto nga VCG
Në fjalimin e mbajtur në sesionin e dytë të Samitit të 19-të të G20 mbi Reformën e Institucioneve të Qeverisjes Globale, Presidenti i Kinës Xi Jinping theksoi rëndësinë e një qeverisjeje globale të drejtë dhe të barabartë, duke u bërë thirrje anëtarëve të G20 të përmirësojnë qeverisjen ekonomike, financiare, tregtare dhe digjitale globale, për të ndërtuar një ekonomi botërore të hapur, inovative, të gjelbër dhe të qëndrueshme.
Kina ka qenë një promovuese e vendosur e tregtisë së lirë dhe e globalizimit. Ajo ka qëndruar gjithmonë përkrah vendeve të tjera në zhvillim, duke i fuqizuar ato me aftësi zhvillimi përmes iniciativave të ndryshme, si nisma “Një brez, një rrugë”.
Në vitin 2013, Kina paraqiti këtë nismë për të promovuar rritjen ekonomike dhe lidhjen midis vendeve pjesëmarrëse. Që nga fillimi i saj, mbi 150 vende dhe 30 organizata ndërkombëtare, kryesisht nga bota në zhvillim, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Kinën.
Duke ndërtuar infrastrukturën kryesore si hekurudhat, autostradat, portet, rrjetet e shpërndarjes energjetike dhe ato të telekomunikimit, Nisma ka përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën në vendet në zhvillim, duke rritur efikasitetin e tregtisë dhe shkallëzimin industrial. Nisma ka krijuar gjithashtu mundësi të konsiderueshme punësimi dhe rritjeje ekonomike. Ka nxitur zhvillimin e qëndrueshëm nëpërmjet transferimit të teknologjisë dhe ndërtimit të kapaciteteve, duke dhënë një kontribut të qëndrueshëm në progresin ekonomik global gjithëpërfshirës.
Presidenti kinez Xi Jinping me homologun brazilian Lula da Silva gjatë pjesëmarrjes në Samitin e 19-të të G20, Rio de Zhanejro, Brazil, 18 nëntor 2024/Xinhua
Përveç kësaj, Kina inicioi dhe krijimin e Bankës Aziatike të Investimeve në Infrastrukturë, si një platformë të hapur dhe gjithëpërfshirëse për bashkëpunimin financiar ndërkombëtar.
Të dhënat zyrtare tregojnë se që nga fillimi i saj, kjo bankë ka financuar mbi 200 projekte, në më shumë se 30 vende, me një investim total mbi 40 miliardë dollarë, duke u fokusuar në sektorë si transporti, energjia, menaxhimi i burimeve ujore dhe zhvillimi urban. Duke ofruar një financim të qëndrueshëm dhe afatgjatë, Banka ka përmirësuar infrastrukturën, ka mbështetur tranzicionin e energjisë së gjelbër, ka trajtuar ndryshimet klimatike në vendet në zhvillim dhe ka kontribuuar për një sistem ekonomik global më të drejtë dhe të barabartë.
"Qeverisja globale e sigurisë është pjesë përbërëse e qeverisjes globale. G20 duhet të mbështesë OKB-në dhe Këshillin e Sigurimit, për të luajtur një rol më të madh, në përkrahje të të gjitha përpjekjeve për zgjidhjen paqësore të krizave," tha Xi në samitin e së hënës.
Ai u bëri thirrje vendeve anëtare të G20-të të de-përshkallëzojnë krizën e Ukrainës, të nxisin të gjitha palët në Lindjen e Mesme drejt ndalimit të luftimeve, duke ofuar mbështetje për lehtësimin e krizës humanitare dhe rindërtimin e pasluftës në rajon.
Një tren i transportit të mallra Kinë-Europë nis nga qyteti Yiwu drejt Duisburg të Gjermanisë, provincë Zhejiang, Kinë Lindore, qershor 2024/VCG
Kina ka luajtur një rol konstruktiv në qeverisjen globale të sigurisë, duke propozuar iniciativa, duke ndërmjetësuar konfliktet dhe duke promovuar dialogun. Për shembull, në vitin 2022, Kina nisi Iniciativën e Sigurisë Globale, duke mbrojtur një kornizë sigurie të bazuar mbi Kartën e OKB-së dhe duke theksuar bashkëpunimin, qëndrueshmërinë dhe dialogun, për të përballuar sfidat tradicionale dhe ato të sigurisë.