Përmbytjet në Spanjë shkatërruan qindra mijëra tonë produkte bujqësore
2024-11-20 17:09:45

foto VCG

foto VCG

Përmbytjet që goditën zonat lindore dhe jugore të Spanjës, sidomos Valencian, në fund të tetorit shkatërruan rreth 650 mijë tonë produkte bujqësore.

Shoqata e Institucioneve të Sigurimeve Bujqësore të Spanjës (Agroseguro) njoftoi se nga përmbytjet janë dëmtuar 25.500 hektarë tokë bujqësore e kultivuar dhe janë ndikuar mbi 10 mijë fermerë, shkruan “ATSH”.

Në deklaratë bëhet e ditur se dëmi i fermerëve të siguruar vlerësohet në 250 milionë euro.

Sipas deklaratës, janë dëmtuar edhe 170 mijë hektarë tokë bujqësore, përfshirë humbjet e fermerëve të pasiguruar ndërsa humbja totale i ka kaluar 1 miliard euro.

Të paktën 227 persona humbën jetën nga përmbytjet në Spanjë më 29 tetor, prej të cilëve 219 vetëm në Valencia.