Të mërkurën u hap në Wuzhen të provinces kineze të Zhejiang-ut Samiti i Wuzhen-it i Konferencës Botërore të Internetit 2024. Në samitin me temën "Përqafimi i një të ardhmeje digjitale me njerëzit në qendër dhe me inteligjencë artificiale për të mirë – Ndërtimi i një komuniteti me një të ardhme të përbashkët në hapësirën kibernetike", morën pjesë më shumë se 1800 veta, si drejtues të organizatave të rëndësishme ndërkombëtare, përfaqësues të qeverisë kineze dhe qeverive të huaja, udhëheqës globalë të internetit, si dhe ekspertë të njohur, studiues dhe njerëz të mediave.
Në hapje të samitit u mbajt Ceremonia e Çmimeve për Kontributin e Spikatur e Konferencës Botërore të Internetit, ku iu dhanë çmime 7 individëve dhe 14 kompanive.
Gjatë forumit kryesor, 18 të rinjve nga 17 vende dhe rajone, përfshirë Kinën, Mbretërinë e Bashkuar, Brazilin dhe Egjiptin, iu dhanë certifikatat e “Programit Global të Liderëve të Rinj”.
Gjatë samitit të këtij viti u krijua Komiteti Profesional i Inteligjencës Artificiale i Konferencës Botërore të Internetit. Si dega e parë profesionale dhe e rregullt e krijuar pas themelimit të kësaj organizate, ajo do të krijojë një platformë shkëmbimesh dhe bashkëpunimi ndërkombëtar për inteligjencën artificiale. Përveç kësaj, do të zhvillohen 24 nënforume rreth temave të tilla si nismat globale të zhvillimit, ekonomia digjitale dhe inovacioni e qeverisja e teknologjisë së inteligjencës artificiale. (Çang Çuo)