Normat kryesore të kredisë së Kinës mbeten të pandryshuara
2024-11-20 21:19:22

foto: VCG

foto: VCG

Norma kryesore e kredisë njëvjeçare e Kinës (LPR), një pikë referimi kyçe për huadhënien e bazuar në treg, mbeti e qëndrueshme në 3.1 për qind të mërkurën, e pandryshuar për muajin. Po ashtu, LPR-ja mbi pesëvjeçare, e përdorur shpesh për të përcaktuar normat hipotekore, mbeti në 3.6 për qind, sipas Qendrës Kombëtare të Financimit Ndërbankar të Kinës.

 

Bruce Pang, kryeekonomist në degën për Kinën i kompanisë JLL, tha për CGTN-in se nuk ka asnjë kërkesë urgjente për të ndryshuar LPR-në këtë muaj, teksa Kina vazhdon të vlerësojë ndikimin e masave të saj të politikës me objektiv të mirëpërcaktuar.

 

Që nga fundi i shtatorit, Kina ka shpallur një sërë politikash shtesë për të stabilizuar ekonominë, duke përfshirë lehtësimin monetar, stimujt fiskalë dhe nismat për mbështetjen e tregut të pronës.

 

Ndërsa LPR-ja e pandryshuar tregon një qasje të kujdesshme në një periudhë afatshkurtër, Pang la të kuptohet se mund të bëhen rregullime në një periudhë më afatgjatë.

 

Një ulje tjetër para fundit të vitit duket e pamundur, por mbetet potenciali për ulje të normave të interesit në vitin 2025, tha Pang, duke shtuar se perspektiva ndikohet nga objektivat e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit për vitin 2025, nivelet aktuale të çmimeve dhe përparimi i rimëkëmbjes së tregut të pronave.