Von der Leyen: Përshkallëzimi Rusi-Ukrainë rrit tensionin në Lindjen e Mesme
2024-11-20 18:00:46
Ursula von der Leyen/VCG
Rusia, një anëtare e G20-s, po përshkallëzon konfliktin në Ukrainë me ndihmën e dronëve dhe raketave iraniane dhe ushtarëve të Koresë së Veriut, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë fjalimit në takimin e G20-s, në Rio de Zhaneiro, citon “ATSH”.
Sipas saj, mbështetja e Rusisë nga Irani dhe Koreja e Veriut jo vetëm që do të vonojë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë, por do të rrisë tensionet edhe në Azinë Lindore dhe Lindjen e Mesme.
Udhëheqësit e G20-s janë mbledhur në Brazil për të rifilluar bisedimet e bllokuara për klimën dhe për të kapërcyer mosmarrëveshjet e tyre në Lindjen e Mesme dhe konfliktit ruso-ukrainas.
Lajmet Kryesore