Diplomatët kryesorë nga Franca, Gjermania, Italia dhe Polonia /Foto nga VCG
Vendet e mëdha të BE-së janë të gatshme të ofrojnë mbrojtje dhe ndihmë financiare për Ukrainën nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës reduktojnë mbështetjen, tha ministri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski.
Ai foli në ditën e 1000-të të konfliktit në Ukrainën fqinje, ndërsa ministrat e Jashtëm nga gjashtë vende të mëdha europiane zhvilluan bisedime në Varshavë, duke u fokusuar te lufta dhe kthimi i Donald Trump në pushtet, shkruan “ATSH”.
Diplomatët kryesorë nga Franca, Gjermania, Italia dhe Polonia iu bashkuan takimit, ndërsa David Lammy i Britanisë së Madhe dhe Jose Manuel Albares i Spanjës morën pjesë online.
“Unë vlerësoj gatishmërinë e vendeve të mëdha të Bashkimit Europian për të marrë përsipër barrën e mbështetjes ushtarake dhe financiare për Ukrainën në kontekstin e një reduktimi të mundshëm të përfshirjes së SHBA-së”,- u tha Sikorski gazetarëve pas bisedimeve.Takimi i Varshavës pasoi një takim të të gjithë ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel.
Kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë kërcënon një ndryshim drastik në politikën amerikane.