znj. Pang Chunxue, Ambasadore e Republikës së Kinës në Shqipëri me pronarin e shtëpisë botuese "Fan Noli" Rexhep Hida në aktivitetin e promovimit, Tiranë/Foto nga uebsajti i ambasadës kineze në Shqipëri
Më 14 nëntor, znj. Pang Chunxue, Ambasadore e Republikës së Kinës në Shqipëri, mori pjesë në një aktivitet për promovimin e librave të sapobotuar rreth Kinës, të cilët përfshijnë "Kulturën tradicionale kineze dhe Partia Komuniste të Kinës" dhe "Partia Komuniste e Kinës dhe miqtë e saj të vyer nga mbarë bota".
Në fjalimin e saj, znj. Pang vuri në dukje se librat e botuar në shqip për Kinën, mund të ndihmojnë në rritjen e mirëkuptimit dhe miqësisë së ndërsjellë midis dy popujve, si edhe në shtimin e vitalitetit të shkëmbimeve dhe bashkëpunimit njerëzor mes dy vendeve.
Ambasada e Republikës së Kinës në Shqipëri është e gatshme të konsiderojë 75-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, si një pikënisje për të vazhduar promovimin dhe forcimin e shkëmbimeve të të gjitha niveleve, gjithashtu edhe shkëmbimeve të përvojës qeverisëse midis Kinës dhe Shqipërisë, për të nxitur shkëmbimet njerëzore midis të dyja palëve, për të çuar përpara marrëdhëniet Kinë-Shqipëri drejt zhvillimit të qëndrueshëm.
Pjesëmarrësit në aktivitetin ndanë mendimet e tyre mbi librat. Ata vlerësuan arritjet e zhvillimit të Kinës së sotme nën udhëheqjen e Partisë Komuniste. Gjithashtu u shprehën të gatshëm për të forcuar bashkëpunimin midis dy vendeve në botimin e librave dhe në fusha të tjera, me qëllimin për të kontribuuar në mënyrë aktive në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe në epokën e re.